- Kur s’ka shi, bën edhe breshër”
Thënia e vjetër “kur s’ka shi bën edhe breshër” është përdorur në formë metaforike, dhe në ditët e sotit, fermerët mund ta kthejnë këtë shprehje në veprim praktik. Me teknologjinë e fundit, janë duke përfituar dhe duke u avancuar të gjithë sektorët e ekonomisë, përfshirë bujqësinë. Në këtë sektor, teknologjia e re është duke u përdorur për të përmirësuar prodhimin bujqësor.
Kosova ka sipërfaqe të konsiderueshme me tokë pjellore, dhe sektori i bujqësisë përbën rreth 8% të Bruto Produktit Vendor (BPVsë). Tradicionalisht, fermerët në Kosovë kanë prodhuar kultura bujqësore të zinxhirëve specifik të vlerës, ndërsa viteve të fundit me hapje të tregut, pemët e imëta janë futur në tregun e Kosovës dhe ky sektor ka lulëzuar brenda pak vitesh. Mirëpo, faktorët e motit mbesin një prej faktorëve crregullues që u shkaktojnë dëme kulturave të ndryshme bujqësore. Kështu, këta faktorë shkaktojnë ulje të konsiderueshme në rendiment dhe në cilësi të kulturave, duke ndikuar kështu në përfitimet direkte të fermerëve.
Boronicat janë nga nën-sektorët e suksesshëm të zinxhirit të vlerës së pemëve të imëta në Kosovë, ku kultivimi i këtij lloji të frutit është zgjeruar deri në 100 hektarë që nga viti 2015, kur boronicat kanë filluar të kultivohen me shumicë nëpër Kosovë. Shumica e këtyre plantacioneve, menaxhohen nga fermerët, të cilët posedojnë nga 2 e më shumë hektarë deri tek ata me hapësira të mëdha deri në 25 hektarë.
Fermeri 51 vjecarë, Sami Uka, nga fshati Dyz, në vitin 2014 ka themeluar biznesin familjar të quajtur “Dyzi Berry Fruits”. Aty janë të punësuar 21 anëtarë të familjës së tij, të cilët prodhojnë pemë të imëta me cilësi të lartë të parapara për eksport si dhe për treg vendor. Në hapësirën e tij, ai ka të mbjella 3 hektarë me mjedra dhe 3 hektarë me boronica.
Duke pasur parasysh dëmet që mund të shkaktoj breshëri në të mbjella, në vitin 2016 “Dyzi Berry Fruits” vendosi sistemin kundër breshërit në plantacionin e tij, duke mbuluar 1.2 hektarë të hapësirës së mbjell me boronica. Për këtë investim ai mori mbështëtje nga Ministria e Bujqësisë përmes një granti qeveritar. Z. Uka tregon se janë tri lloj rreziqesh të cilat sektori i pemëve të imëta duhet t’i adresoj në të ardhmen. “Për sektorin e boronicave ku kostot e prodhimit janë shumë të larta, instalimi i sistemit kundër breshërit është I detyrueshëm. Temperaturat ekstrem të larta mund të jenë një problem tjetër për pemët e imëta, që kërkon furnizim me ujë dhe lagështi, dhe kjo mund të bëhet përmes burimeve nëntokësore dhe ujitjes me spërkatje. Dhe e fundit, është e rëndësishme të ruhet aciditeti i tokave përmes fermentimit dhe ujitjes së duhur.
Sistemi kundër breshërit ka mbrojtur boronicat dhe i ka mundëshuar kompanisë Dyzi Berry Fruits të ndjehen të sigurt në investimet e tyre.
Kostoja e investimit në rrjetën kundër breshërit për hektar sillet nga 12,000 deri në 15,000 euro, dhe ky është investim që ia vlenë, meqë fitimet nga një hektar të mbjell me boronica arrijnë në 20,000 euro.
Viteve të fundit, breshëri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kultura të ndryshme bujqësore në Kosovë, duke shkaktuar humbje milionëshe brenda vitit. Më të goditurat janë vreshtat, pemishtet, si dhe disa kultura të perimeve si speci dhe domatja. Gjatë vitit 2022, reshtjet e breshërit kanë ndodhur disa herë, dhe fermerët e mjedrave dhe ata të boronicave në rajonin e Podujevës kanë qenë ndër më të goditurit, duke iu reduktuar rendimenti për 60%. Breshëri ndikon direkt në cilësi dhe ulë sasinë e prodhimit të rendimentit. Reshjet më të shpeshta të breshërit ndodhin në periudhën nga maji deri në fund të gushtit.
Fermerët e boronicave kanë pësuar dëme të mëdha nga breshëri përgjatë pesë viteve të fundit, gjë që u ka shkaktuar atyre humbje të mëdha, meqë investimet e tyre kapin shumën nga 40 deri në 50,000 euro për hektar. Kjo situatë ka detyruar fermerët që të instalojnë sistemin kundër breshërit, që do t’ua mbroj atyre investimet dhe t’ua mundësoj eksportimin e produkteve.
Ndër fermerët e prekur nga dëmet e shkaktuara nga breshëri është 39 vjecari Lum Hoxha, pronar i “Blue pearl” (perla e kaltër), kompani që gjendet në fashit Gerdovc në Podujevë. Ai ka mbjellur afër 13 hektarë me boronica në pesë vitet e fundit, duke u mbështetur vetëm nga granti i ofruar nga USAID AGRO. Cilësia e prodhimit të boronicave në këtë fermë është e klasit të parë, dhe i gjithë prodhimi i tij është i dedikuar për eksport në vendet e BE-së. Prodhimet e tij janë të rrezikuara meqë asnjë nga to nuk është i mbuluar me rrjetë kundër breshërit. “Unë kam qenë i interesuar të investoj në sistemin kundër breshërit, sepse jam i vetëdijshëm për dëmet që faktorët klimatikë mund të shkaktojnë në biznesin tim, mirëpo unë nuk kam pasur mundësi të bëjë një investim të tillë për shkak të mungesës së financave” thotë Hoxha.
Aktualisht, breshëri është duke iu shkaktuar fermerëve dy llojë dëmesh, sic janë ulja e cilësisë dhe sasisë së produkteve, kostoja e lartë për të investuar në sistemin kundër breshërit, si dhe humja e lidhjes me tregun e BE-së përshkak të pengesave për furnizim të rregulltë.
Pse duhet fermerët të ulin rrezikun nga breshëri?
Vendosja e rrjetës kundër breshërit ka disa përparësi. Së pari, mbron frutat e boronicës nga breshëri, së dyti mbron frutat nga depërtimi i rrezave të forta të diellit, dhe së treti, izolon frutet nga prekja e insekteve. Të gjitha këto lloj mbrojtjesh rrisin cilësinë e fruteve. E vetmja mangësi është cmimi i rrjetës, që fillon nga 12,000 deri në 18,000 euro, varësisht nga cilësia e sistemit. Mirëpo, pa një sistem kundër breshërit, fermerët do të pësojnë humbje të mëdha në rendiment, në rast të goditjes nga breshëri. Kësi soji, prodhimet e tyre do të jenë të klasit të tretë dhe do shërbejnë për procesim dhe do të shiten me cmim të ulët në treg, gjë që do të ndikoj direkt në përfitimet e fermerëve të boronicave.
Për të lehtësuar dhe mundësuar qasjen në financa, si zgjdhje më e përshtatshme janë Institucionet financiare të cilat ofrojnë kredi me kushte preferenciale për investime të menqura në bujqësi. Këto lloj kredishë përmisojnë kushtet në fermë dhe ofrojnë mbrojtje nga rreziqet klimatike si dhe sigurojnë vazhdimsinë e biznesit në fermë. Investimet e tilla kanë kthim të sigurt të investimit përmes të ardhurave që krijohen duke punuar në një ambient më të sigurt dhe duke zbutur rreziqet si pasojë e kushteve klimatike.