Për herë të parë në Kosovë, fermerët që kultivojnë mjedra kanë mundësinë që të aplikojnë për subvencionim të premisë së sigurimit. Më 30 Maj 2019, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka publikuar Programin per Zhvillim Rural 2019, duke prezentuar përpos të tjerash edhe polisat e sigurimit bujqësorë për kulturën e mjedrës. MBPZHR ka punuar me Projektin ECA – Financimi i Bujqësisë (IFC, antare e Grupit të Bankës Botrore) që ta zhvilloj një sistem transparent dhe të qëndrueshëm të sistemit të sigurimeve bujqësore, përmirësimin e konkurrencës dhe nxitjen e zhvillimit në sektorin e bujqësisë në Kosovës. Në kuadër të Programit për Zhvillim Rural 2019, MBPZHR-ja do të subvencionojë 50% të polisës së sigurimit të mjedrës për të gjithë fermerët e Kosovës që do të blejnë polisën e sigurimit në cilëndo nga 5 kompanitë e sigurimeve të licencuara në Kosovë si: Elsig, Kosova e Re, EuroSig, Sigal dhe Siguria.

Ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë për Z. Xhavit Kozhani, fermer kultivues i mjedrës nga Ferizaji. Xhaviti ka 3.5 ha të mbjellura me këtë kulture dhe në vitet e fundit ai ka përjetuar humbje të mëdha për shkak të kushteve ekstreme të motit. Vitin e kaluar ai humbi pothuajse gati të gjithë prodhimtarinë e tij të mjedrës. Mundësia për të blerë një polisë sigurimi për mjedër është diçka që Xhaviti e kishte pritur gjatë. Pasi u shpall programi, ai menjëherë vizitoi zyrën më të afërt të kompanisë së sigurimit ELSIG në qytetin e tij Ferizaj, e cila gjithashtu ishte licencuar kohët e fundit nga Banka Qendrore e Kosovës për të shitur polisat e sigurimeve bujqësore në Kosovë.

Xhavit tha: “Jam shumë i lumtur që sot kam mundësinë që pas një kohe shumë të gjatë pritje të kem mundësinë të blejë një polisë sigurimi për mjedrrat. Ç’do biznes sot ka nevojë për instrumente të tilla qe ofrojnë siguri dhe vazhdimësi të biznesit. Unë kisha një eksperiencë shumë të mirë sot me stafin e ELSIG-ut, ata më dëshmuan profesionalizmin e tyre dhe përkushtimin për të më ofruar një shërbim kualitativ. Unë jam i bindur se ata janë aty për ti përkrahur fermerët e tjerë të përkushtuar si unë që ta kryejnë më lehtë punën e tyre”.
Kompania e sigurimeve Elsig operon në Kosovë që nga viti 2008. Sidoqoftë, shitja e polisave të sigurimit bujqësorë është gjithashtu një eksperiencë e re për ta, nga mëria e produkteve të tjera të cilat ata i ofrojnë për tregun. Në shtatorë të 2008, kompania e sigurimeve Elsig u bë antare e kompanisë Austriake “GRAWE GROUP – Grazer Wechselseitige Versicherung Aktiengesellchaft”. “Sigurimi bujqësorë për mjedrën është produkt i ri për ne, ne jemi vërtet shumë të kënaqur që tani kemi mundësinë të shërbejmë edhe këtë strukturë të klientelës”- tha Z. Brahim Isufaj, Drejtor në Departamentin e Shitjes në Elsig.

Elsig fton të gjithë fermerët që të kontaktojnë zyret më të afërta të sajë dhe të informohen rreth produkteve dhe mundësisë së sigurimit të kulturave të tyre bujqësore.

Produkti për sigurimin bujqësor për Mjedrën:


Të gjithë fermerët e interesuar mund të blejnë polisat e sigurimit për kulturën e mjedrës deri më 25 Qershor 2019, periudha e mbulimit të rrezikut fillon nga 1 Korriku deri më 31 Gusht duke ofruar mbrojtje nga temperaturat e larta >29°c dhe nëse ato vazhdojnë për 10 ditë të njëpasnjëshme pa ndërprerje.

Të gjithë fermerët që dëshirojnë të blejnë polisa të sigurimit për mjedër dhe i përmbushin kriteret e më poshtme të pranueshmërisë duhet ti përcjellin hapat në vijim:

Fermeri mund të aplikoj për sigurim bujqësor të mjedrave nëse i përmbush kriteret e mëposhtme dhe siguron këtë dokumentacion të nevojshëm:
• Minimum 0.2 hektarë të tokës në pronësi apo të marrë me qira
• Sipërfaqja e mbjellur me fruta duhet te jetë së paku 0.10 ha
• Fermeri duhet të ketë Numrin Identifikues të Fermës (NIF)
• Listën poseduese nga kadastra dhe në rast marrjes së tokës me qira ta ketë kontratën
• Konfirmimin nga Banka për llogarinë aktive
• Të jetë banor i Kosovës
• Nëse aplikuesi është individ, ai duhet të jetë së paku 18 vjeqar
• Aplikuesi duhet ti ketë të përmbushura të gjitha obligimet tatimore, tatimin në pronë, dhe për ndërrmarjet tatimin në fitim dhe taksat tjera të apikueshme
• Nëse aplikuesi është person juridk, përpos NIF ( Numrit Identifikues të Fermës), Çertifikata e rexhistrimit të biznesit dhe Çertifikata e numrit fiskal kërkohet.

Sigurimi i mjedrës si mjet i ri për zbutjen e rreziqeve do t’i lejojë fermerët e Kosovës të investojnë në sipërfaqe të reja të tokës me mjedra, të krijojnë më shumë mundësi punësimi për kosovarët dhe të ndihmojnë rritjen e eksporteve të frutave nga Kosova në vendet e BE.
Mundësia për Z. Xhavit Kozhani që të blejë një polisë të sigurimit për mjedrra, shënon një hap shumë të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit të sigurmeve bujqësore në Kosovë..
“Unë kam ndarë përvojën e blerjes së polisës sime të parë me fermerët e tjerë sapo u largova nga zyra e Elsig. Unë i këshilloj ata të ndjekin shembullin tim. Sot ndihem më i sigurt se kurrë në punën që bëj dhe shumë i motivuar për të vazhduar dhe rritur biznesin tim. Sot për herë të parë mendova se jam i barabartë me çdo fermer në Evropë, pasi që kam mundësinë për të marrë sigurim dhe për të siguruar prodhimin tim në terren” – tha fermeri.
Shpresojmë që shumë fermerë do të ndjekin shembullin e Xhavitit dhe do të blejnë polisa sigurimi për mjedrave të tyre, pasi kjo do të kontribuojë në sigurimin e efikasitetit dhe tejkalimin e çdo dëmi eventual që mund të ndikojë në pemishtet e tyre për shkak të kushteve të motit.
Të gjithë fermerët nga Podujeva janë të mirëseardhur që të na bashkohen në “ Ditën e Hapur për Sigurime Bujqësore për Mjedrën” e cila do të organizohet me datën 14 Qershor 2019 duke filluar nga ora 10:00 në Kuvendin Komunal ne Podujevë. Kjo ngjarje organizohet bashkarisht nga MBPZHR, IFC dhe Drejtoria Komunale për Bujqësi në Podujevë. Fermerët e interesuar do të kenë mundësi të marrin më shumë informacion rreth produkteve të sigurimeve që janë në treg sot në Kosovë, cilat rreziqe mbulohen përmes sigurimit, çmimeve si dhe të shkëmbejnë provoja me fermerët e tjerë. Përpos fermerëve prezent në këtë ngjarje do të jenë kompanitë e sigurimit dhe bankat.
Të gjitha informatat shtesë mbi produktet e sigurimit, kushtet dhe kontaktet e kompanive të sigurimit të licencuara janë në dispozicion për fermerët në https://sigurimibujqesor.com//
Projekti i IFC-së për Financimin e Bujqësisë i ECA-së, në partneritet me Ministrinë e Financave Austriake dhe Bankën Hungareze të Eksport-Importit, synon të rrisë qasjen në financa për sektorin e bujqësisë në Ballkanin Perëndimor, Ukrainën, Azinë Qendrore dhe Azerbajxhanin.