Sigurimi bujqësor për arra

Arra është një nga frutat më të vjetra që fermerët kultivojnë në Kosovë. Kultivimi arrës deri në vitin 2013 ka qenë kryesisht ekstenziv dhe shumimi është bazuar në metoda gjenerative, pasiqë nuk ka pasur pemishte arre të organizuara në baza komerciale. Akoma, nuk egzistojnë fidanishte të licencuara për prodhimin e fidaneve të arrës bazuar në principet vegjetative të shumimit. Në vitin 2020, rreth 1,200 hektarë janë përdorë për kulitvimin e arrës në Kosovë, të shpërndara përgjatë 747 fermerëve. Në periudhën e njejtë, marxhina e fitimit për arrë është llogaritur tek 70%. Arra është bimë që i takon grupit të bimëve dikogamike (pestili dhe vezoret nuk pjeken sexualisht në të njëjtën kohë), që dmth patjetër duhet të mbjellen më së paku 3 varietete të saj në të njëjtën sipërfaqe për të lejuar polenizim më të suksesshëm.  Ekzistojnë një numër i madh i varieteteve në rajonin ku gjendet vendi ynë si: Varietete Rumune, Bullgare, Moldave, Gjermane, Amerikane, dhe Franceze. Varietetet e arrëve që kultivohen në Kosovë janë Chandler (origjinë Amerikane), Franquette (polenizues i Chandlerit – origjinë Franceze), dhe Pedro (origjinë Amerikane).

Pasi që sigurimi bujqësor është në fazat fillestare në Kosovë, nuk ka ende ekspertizë të mjaftueshme në dispozicion. Duke marrë parasysh numrin e madh të fermave të vogla, me një mesatare prej 1.6 ha, është propozuar modeli i sigurimit bujqësor sipas modelit të indeksit të motit për arrën si modeli më i përshtatshëm dhe praktik. Sigurimi tradicional kërkon ekspertizë të thellë dhe njohuri për sigurimin, vlerësimin e rrezikut dhe vlerësimin e humbjeve. Përparësitë e sigurimit indeks në krahasim me sigurimin tradicional janë renditur më poshtë:

Rreziqet kryesore të arrës

Arra përballet me shumë rreziqe të motit që mund të dëmtojnë degët, sythat, lulet dhe frutat. Gjatë periudhës së dimrit, pemët arrore mund të përballojnë temperatura shumë të ftohta. Meqë pemët arrore zhvillohen në pranverë dhe sythat fillojnë të rriten, ato rrezikohen nga ngricat pranverore. Prandaj, ngricat pranverore konsiderohen si rreziku më i madh për arrën. Efekti i ngricave tek arra varet në nivelin e temperaturës minimale, kohëzgjatja e ekspozimit, si dhe nga fenofaza e zhvillimit të sythit, luleve dhe frytit të sapoformuar. Ka edhe rreziqe të tjera që mund të ndikojnë në zvogëlimin e rendimentit të arrës si era, breshëri, dhe shiu i tepërt. Megjithatë, për qëllimet e këtij produkti, u konsideruan vetëm temperaturat e ulëta gjatë stinës së pranverës.  

Fazat e zhvillimit të arrës ndikohen nga faktorët e mëposhtëm:

  • Lartësia mbidetare (çdo 33 metra lulëzimi shtyhet për një ditë);
  • Nënshartesa (Mollët lulëzojnë më herët nëse janë shartuar në nënshartesa vegjetative me bujshmëri të dobët);
  • Mosha e pemës (sa ma e vjetër pema, lulëzimi ndodh më herët);
  • Ashpërsia e prerjeve gjatë krasitjes;
  • Ekspozicioni i pemishtes (i njëjti varietet lulëzon më herët me ekspozicion-orientim nga jugu dhe lindja krahasuar me ekspozicionin nga veriu dhe perëndimi);
  • Të ushqyerit (plehra minerale dhe organike);
  • Mbrojtja nga sëmundjet (për fryte dhe lule të shëndetshme);
  • Pozicioni i pemishtes (rendet brenda pemishtes), veçanërisht drejtimet e rreshtave/ rendeve të pemishteve me drejtim nga jugu lulëzojnë më herët;
  • Humbja varet nga lartësia e kurorës së pemës (sa më e lartë kurora e pemës, aq më e madhe është humbja);
  • Ushqimi me fitohormone dhe mikroelemente;
  • Mirëmbajtja e duhur e pemishtes.

Periudha e Mbulimit, Kufijtë dhe Limitet e Pagesave

Kuptimi i periudhës kritike të arrës është një nga parametrat më të rëndësishëm për qëllime të sigurimit. Periudha kritike e arrës është përcaktuar periudha prej 20 mars deri më 15 maj (gjithsej 57 ditë).

20 Mars – 14 Prill – Ngricat pranverore (Faza I)

Kjo është faza e mugullimit të sythave dhe është faza më kritike në lidhje me ngricat e pranverës, pasi pjesa më e madhe e sythave, sidomos vezoret, janë shumë të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta. Pagesat e dëmshpërblimit për shkak të ngricave pranverore për këtë periudhë të mbulimit janë përshkruar më poshtë:

Nëse temperatura minimale ditore është e barabartë ose nën -5°C, pagesa e dëmshpërblimit do të jetë 10% për çdo ditë dhe çdo gradë.

15 Prill – 05 Maj – Ngricat pranverore (Faza II)

Kjo është faza e lulëzimit kur fillon lulëzimi. Periudha më e gjatë e lulëzimit lejon mundësi më të madhe të polenizimit normal. Për çdo ditë të lulëzimit që ndodh më herët se data mesatare e lulëzimit, gjasat për ngrirje rriten. Nga faktorët e mësipërm, mund të shihet se lulëzimi ndodh në periudha të ndryshme në vende të ndryshme për të njëjtin varietet të arrëve. Në rajonet e Kosovës lulëzimi fillon më herët në rajonet me lartësi mbidetare më të ulët dhe më vonë në rajonet më lartësi mbidetare më të lartë.

Sapo të fillojë periudha e lulëzimit, ngricat mund të shkaktojë dëme serioze për lule në varësi të kohëzgjajtjes së ngricës dhe fazës së lulëzimit. Pagesat e dëmshpërblimit për shkak të ngricave pranverore në mes të pranverës për këtë periudhë të mbulimit janë përshkruar më poshtë:

Nëse temperatura minimale ditore është e barabartë ose nën – 4°C, pagesa e dëmshpërblimit do të jetë 40% për çdo ditë. Ngjashëm, nëse temperatura ditore është e barabartë ose nën – 5°C, pagesa e dëmshpërblimit do të jetë 60% për çdo ditë. Së fundi, nëse temperatura minimale ditore është e barabartë ose nën – 6°C, pagesa e dëmshpërblimit do të jetë 100% për një ditë.

06 maj – 15 maj – Ngricat pranverore (Faza III)

Kjo është periudha e formimit të frutave të reja. Frytet e posaformuara janë shumë të ndjeshme ndaj ngricave të vonshme pranvere. Pagesat për shkak të ngricave të vonshme pranvere për këtë periudhë të mbulimit janë përshkruar më poshtë:

Nëse temperatura minimale ditore është e barabartë osë nën -1°C, pagesa e dëmshpërblimit do të jetë 35% për çdo ditë. Ngjashëm, nëse temperatura minimale ditore është e barabartë ose nën -2°C, pagesa e dëmshpërblimit do të jetë 70% për çdo ditë. Së fundi, nëse temperatura minimale ditore është e barabartë ose nën -3°C, pagesa e dëmshpërblimit do të jetë 100% për një ditë.

Në rast të prekjes së kufijve të dëmshpërblimit, do të llogaritet numri i ditëve nën kufijtë e përcaktuar. Pagesa totale e dëmshpërblimit është shuma e të gjitha dëmshpërblimeve për çdo rrezik specifik. Pagesa e dëmshpërblimit nuk mund të tejkalojë 100% për të gjithë periudhën e siguruar.

Figura 1. Periudha kohore e mbulimit të rreziqeve te arra

Përcaktimi i çmimit të sigurimit

Përcaktimi i çmimit është i bazuar në llogaritjet aktuariale për secilën pikë[1] dhe rezultatet janë në dispozicion në broshurën e çmimeve (primeve) për kulturën e arrës.

Të dhënat e nevojshme meteorologjike për sigurimin e bazuar në indeks të motit

Për sigurimin e bazuar në indeks të  motit, janë  përdorur të dhënat satelitore të  DTN (MeteoGroup i mëparshëm), në bazë të të cilave është bërë dizajnimi i produktit, vlerësimi i rrezikut dhe më  vonë do të bëhet edhe vlerësimi i humbjeve. Këto komplete të dhënash të rrjetit (të griduara) ofrojnë të dhëna për motin për elementet (faktorët klimatik) për të cilët nuk ka në dispozicion të dhëna të vëzhguara. DTN ka ofruar të dhëna historike të motit për 104 pika brenda gjithë territorit të Kosovës, ku për secilën pikë (grid) ofron informacion me të dhëna moti për një sipërfaqe/ lokacion prej 10x10km.

Shuma e siguruar/ Limitet e pagesave

Shuma e Siguruar/ Limitet e Pagesave të dëmshpërblimit janë përcaktuar në bazë të kostove operative për prodhimin e arrës në vitin e tyre të plotë të prodhimit – tek arra është viti i shtatë (7). Shuma e sigurimit si kosto operative ofrohet për një mundësi zgjedhjeje (opsion). Për këtë vit, kostoja operative e konsideruar është llogaritur në shumën prej 2,000 Euro/ Ha.  

Kush mund të ofrojë sigurimin bujqësor?

Sigurimet bujqësore do të ofrohen nga kompanitë e licencuara të sigurimeve, ndërmjetësit, agjentët, bankat, institucionet mikrofinanciare (IMF), që veprojnë në Kosovë me kusht që të licencohen nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Siguruesit duhet t’ia dorëzojnë Divizionit për Menaxhim të Rrezikut (DMR) dokumentacionin e domosdoshëm për miratim dhe përfshirje në sistem, para se të fillohet me shitjen e polisave standarde të sigurimeve indeks.


[1] Pikë (grid)- të dhënat e MeteoGroup janë të dhëna satelitore, ku për secilën pikë ofrohen të dhëna të motit për një sipërfaqe prej 10x10km të territorit të Kosovës.