Gjatë dy viteve të fundit, sektori i bujqësisë në Kosovë u përball me humbje të mëdha. Shumica e këtyre humbjeve erdhën nga ngjarjet e lidhura me motin. Në prill të vitit 2017 fermerët u përballën për disa ditë me temperatura të ulëta, duke përjetuar humbje masive të prodhimit, kryesisht në sektorin e pemishteve. Mbi 80% e prodhimit të pemëve u humbën për shkak të temperaturave të ulëta. Në vitin 2017, vetëm fermerët e Kosovës humbën rreth 30 milionë euro  nga dëmet e shkaktuara si pasojë e kushteve atmosferike, gjë që çoi në humbje të mëdha ekonomike dhe rënie të importeve. Për më tepër, gjatë pranverës dhe verës së vonë në vitin 2018, dëmtimi nga breshëri shkaktoi humbje të konsiderueshme për fermerët e Kosovës, me rreth 40% humbje në kultura të ndryshme.

Prandaj, duke marrë parasysh rëndësinë e sektorit bujqësor në Kosovë, zhvillimi i një sistemi të sigurimit të qëndrueshëm dhe efikas do të kontribuojë në zhvillimin e bujqësisë duke zbutur rreziqet dhe duke siguruar investime të mëtejshme në fermë. Për pothuajse dy vjet Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka menaxhuar detyra jashtëzakonisht të rëndësishme në drejtim të themelimit të sistemit të sigurimeve në Kosovë, të realizuara me këshilla dhe mbështetje nga Projekti i Financimit të Bujqësisë për evropë dhe Azi Qëndrore nga IFC, anëtar i Grupi të Bankës Botërore, në partneritet me Ministrinë e Financave të Austrisë dhe Bankën Hungareze të Eksport-Importit. Ky proces si i tillë ka kaluar nëpër faza të ndryshme që kanë mundësuar krijimin e një sistemi të sigurimit bujqësor të qëndrueshëm dhe funksional.

Kosova po bën hapa shumë të rëndësishëm në zbatimin e sistemit të sigurimeve bujqësore për fermerët e saj. Sigurimi bujqësor konsiderohet si instrument i mirë financiar për të siguruar pagesa për fermerët, nëse ata përballen me humbje në prodhim për shkak të motit të keq dhe sëmundjeve që vijnë si pasojë e motit. Sigurimi bujqësor, prandaj, mund të sigurojë vazhdimësi të biznesit për fermerët, në rast humbjeje. Ai përfaqëson një mjet të rëndësishëm për të zbutur rreziqet dhe për të siguruar një rrugë më të sigurtë për financim nga ana e bankave. Ky instrument financiar mund të rrisë besimin për ta kredituar më shumë sektorin e bujqësisë.

Gjashtë produkte të sigurimeve bujqësore janë lansuar për fermerët Kosovar

Sipas analizave të kushteve makroekonomike në Kosovë, hulumtimeve dhe diagnostikimeve të ndryshme dhe analizës së zinxhirit të vlerave të kryera gjatë këtyre muajve dhe bazuar në përvojën globale të IFC-së, u vendos të zhvillohen produkte të sigurimit të indeksit të përballueshme, fleksibile dhe të përgjegjshme për fermerët me të ardhura të ulëta në Kosovë. Fillimisht janë zhvilluar gjashtë produkte të sigurimeve bujqësor për: Mollë, Kumbullë, Rrush, Mjedër, Dredhzë dhe Spec.

Disa nga karakteristikat kryesore të produkteve janë përshkruar më poshtë:

  • Produkti për sigurimin indeks për mollën: do të mbuloj periudhat e rrezikut nga 20 Marsi deri më 15 Maj, duke mbuluar fazat e ngricave pranverore.  
  • Produkti për sigurimin indeks për kumbullën: do të mbuloj periudhat e rrezikut nga 20 Marsi deri më 15 Maj, duke mbuluar fazat e ngricave pranverore. 
  • Produkti për sigurimin indeks për rrushin: do të mbuloj periudhat e rrezikut nga 1 Dhjetori deri më 15 Maj, duke mbuluar fazat ngricave dimërore dhe ngricave pranverore. 
  • Produkti për sigurimin indeks për mjedrrën: do të mbuloj periudhat e rrezikut nga 1 Korriku i deri më 31 Gusht, duke mbuluar temperatrat ekstreme të larta në kohën e formimit të fryteve. 
  • Produkti për sigurimin indeks për dredhzën: do të mbuloj periudhat e rrezikut nga 1 Marsi deri më 30 Prill, duke mbuluar fazat e ngricave pranverore. 
  • Produkti për sigurimin indeks për specin: do të mbuloj periudhat e rrezikut nga 15 Maji deri më 10 Qershor Maj, duke mbuluar rrezikun nga laështia e tepërt në periudhën e lulëzimit dhe formimit të perimeve. 

Sigurimi i indeksit është një qasje relativisht e re por inovative ndaj sigurimeve që realizohet në bazë të indeksit të paracaktuar (p.sh. niveli i reshjeve, temperatura nën gradë të caktuar) për humbjen në asete dhe investimeve, kryesisht në kapital qarkullues, që rezultojnë si pasojë e motit dhe ngjarjeve katastrofike . Për shkak se sigurimi i indeksit nuk kërkon domosdoshmërisht shërbimet tradicionale të vlerësuesve të dëmeve të sigurimit, ai lejon që proceset e zgjidhjes së kërkesave për demshpërblim të jenë më të shpejta dhe më objektive.

Procedurat e regjistrimit dhe blerjes së polisave të sigurimit index

Polisat standarde të sigurimit bujqësor do të shiten nga kompanitë e sigurimeve që operojnë në tregun e Kosovës. Pesë kompani sigurimi si vijon:  Siguria, Sigal, Kosova e Re, Elsig dhe Eurosig, tashmë kanë shprehur interesimin e tyre për të hyrë në programin e sigurimeve bujqësore. Proceset e shitjes do të realizohen nga kompanitë e sigurimeve dhe i tërë procesi do të kalojn nëpër hapat e mëposhtëm:

Procedurat e kërkesës për sigurimin indeks

Sigurimi indeks bazohet në një sistem informacioni që dërgon të dhëna të automatizuara për ngjarjen në rastin e dëmeve. Nuk ka nevojë që fermeri të paraqesë kërkesën për kompensim. Të gjitha pagesat e kompensimit do të bëhen automatikisht bazuar në informacionin që do të merret nga sistemi i informacionit si vijon:

Shembull nga pagesa e dëmshpërblimit për një polisë të sigurimit bujqësor për spec nëse është prekur kufiri:

Gjatë muajve maj dhe qershor, kultura e specit është në rrezik nga reshjet e tepërta të shiut, dhe si rezultat, perimet mund të dëmtohen. Pagesa e dëmshpërblimit do të llogaritet në bazë të nivelit të akumuluar të reshjeve. Shembull: nëse gjatë periudhës së mbulimit nga 15 Maj deri më 10 Qershor ka reshje të tepërta më shumë se 110 mm  sa është kufiri i përcaktuar i reshjeve për kulturën e specit, fermerët do të kompensohen 20% nga kostoja e tyre e prodhimit dhe pas çdo 10mm më shumë reshje, pagesa e dëmshpërblimit do të rritet për 20% derisa të arrijë nivelin 100% të kostos së prodhimit të përcaktuar për kultivimin e specit.

Muaji, Prill 2019 shënoi historinë për Bujqësinë e Kosovës, pasi për herë të parë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim të ngushtë me IFC / Bankën Botërore dhe Kompanitë e Sigurimeve në Kosovë kanë vendosur sistemin e sigurimeve bujqësore për fermerët kosovarë. Për herë të parë fermerët e Kosovës do ta kenë mundësinë që të blejnë produkte të sigurimit dhe të mbrojnë investimet e tyre. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për investime të reja dhe zgjerim të aktiviteteve të tyre të agro biznesit. MBPZHR është shumë e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm të sistemit të sigurimeve në vend duke shtuar produkte të reja në të ardhmen e afërt, varësisht nga kërkesa e fermerëve dhe rëndësia ekonomike e kulturave të caktuara për Kosovën.