Fillimi i muajit Mars shënoi shpërthimin e një pandemie në tërë botën, ku mijëra njerëz u prekën nga një virus i quajtur COVID 19, duke ndikuar gjithashtu negativisht në aktivitetin ekonomik të mijëra bizneseve si në Kosovë ashtu edhe në mbarë botën.
Gjithashtu sfidë në vete ishte edhe marrja e masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi. Marrja e masave parandaluese pati efekte të menjëhershmë në sektorët ekonomik, ku bën pjesë edhe bujqësia. Përpos betejës me virusin, fermerët kosovar përballeshin edhe me vështirësi rreth kryerjes së aktiviteteve të tyre të rregullta agronomike në teren. Këto vështirësi shkaktuan edhe vonesa në kultivimin e kulturave bujqësore ketë vit, ku në disa nën-sektorë bujqësor pati edhe vonesa apo humbje të afateve optimale për mbjelljet pranverore, kryesisht tek drithërat dhe disa perime. Në këtë kohë pandemie, nën-sektori i pemëtarisë është një nën sektor tjetër i cili po përjeton vështirësi, ku përpos vonesave në trajtimin e pemishteve, një rrezik jashtëzakonisht i madh janë kushtet klimatike, ku gjatë javës së parë dhe të dytë të Marsit temperaturat në termometër kanë prekur nivelet më të ulëta deri në -5.6 °C, temperatura këto jo-tipike për stinën e pranverës. Janë këto ngricat pranverore që në sektorin e pemtarisë paraqesin një ndër rreziqet kryesore, ku si pasojë e tyre dëmtohen lulet e pemëve dhe në këtë rast humbjet në rendiment gjatë kohës së vjeljes mund të arrijnë shkallën deri në 80% e më shumë.
Megjithatë, këtë vit ndryshe nga vitet tjera, fermerët kosovar për herë të parë patën mundësinë të mbrojnë pemishtet e tyre nga ngricat pranverore përmes sigurimit bujqësor për Mollë, Kumbull dhe Rrush. Sigurimet bujqësore janë duke u implementuar nga Projekti ECA- Agri Finance i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) – anëtare e Grupit të Bankës Botërore në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, duke ndihmuar fermerët e interesuar të blejnë polisat dhe të sigurojnë pemishtet e tyre nga rreziku i ngricave pranverore. Periudha e hapjes së thirrjes për blerjen e polisave ishte java e fundit e muajit mars, dhe periudha e mbulimit të rrezikut filloi nga 1 Prilli dhe do te zgjasë deri me 15 Maj, kur konsiderohet edhe koha e cila paraqet përfundimin e rrezikut nga ngricat për vendin tonë. Më poshtë janë të prezentuara disa nga karakteristikat e produkteve të sigurimit për tre kulturat bujqësore të cilat janë ofruar për fermerët.
Periudhat e rrezikut dhe kufijtë minimal të temperaturave të mbuluara me sigurim:
Sikurse edhe vitin e kaluar me pilotimin e sigurimit bujqësor për mjedrën, edhe këtë vit kompania e sigurimeve “Elsig” përmes risiguruesit ndërkombëtar me renome “SOMPO International”, filloi pilotimin e sigurimeve bujqësore për tre kulturat e përmendura më lartë: Mollë, Kumbull dhe Rrush. Edhe pse në kushte shumë të vështira, ekipet e kompanisë së sigurimeve “Elsig” të përkrahura nga stafi i IFC-së ju përgjigjen kërkesës së fermerëve për tu pajisur me polisë të sigurimit, duke realizuar për herë të parë një proces tërësisht online, që nga aplikimi, vlerësimi i aplikacioneve deri te pagesa e polisës. Për herë të parë sigurimi bujqësor në Kosovë po realizohej tërësisht në platformën digjitale, që paraqet një risi të ofrimit të shërbimeve online për fermerët tanë. Për tu pajisur me një polisë të sigurimit, fermerët duhet të plotësonin kushtet minimale me dokumentacion përcjellës si: kopje e letërnjoftimit, kopje nga kadastri për të identifikuar parcelën e cila do të sigurohet si dhe numrin identifikues të fermerit (NIF), gjithashtu të kenë e-banking në mënyrë që të kryejnë pagesën e polisës online.
Periudha e sigurimit ka filluar nga data 1 prill dhe për plot 45 ditë fermerët që kanë blerë polisat e sigurimit do të kenë një mbështetje më shumë dhe një siguri më të madhe për pemishtet e tyre në rast të ndonjë humbje si pasojë e kushteve atmosferike.
Ekipet tona tani më po përgatiten edhe për vazhdimin e shitjeve tani me për dy kultura të reja sic është speci dhe mjedra. Shumë shpejtë do të ketë një thirrje të hapur për blerjen e polisave për këto dy kultura. Më poshtë do të shpjegojmë periudhat e rrezikut të cilat do të mbulohen përmes sigurimit për këto dy kultura.
Periudhat e rrezikut për specin:
Periudhat e rrezikut per mjedrën:
Për informata shtesë rreth sigurimit bujqësor dhe si mund të bleni edhe ju një polisë të sigurimit për kulturat në vijim, ju mund të kontaktoni kompaninë e sigurimeve Elsig në: [email protected] ose në numrin e telefonit 048/620 620; 048/ 116 052.