Sigurimi bujqësor për fasule

Fasulja përfaqëson bishtajoren më të rëndësishme ushqyese në shumë vende të botës, përfshirë edhe Kosovën. Ka përmbajtje të lartë proteinash, fibrash dietetike dhe minerale dhe përdoret kryesisht në formën e ushqimit të gatuar. Është ndër kulturat që kanë sipërfaqen më të madhe në Kosovë me 377 hektarë dhe afërsisht 400 fermerë komercialë.

Fasulja e zakonshme është një bimë njëvjeçare që kultivohet kryesisht për kokrrën e saj. Varietetet e fasules janë me rritje përcaktuese dhe sipas gjatësisë së ciklit vegjetal ndahen: varietete të hershme, gjysmë të hershme dhe të vonshme.

Fasulet janë kultura që vegjetacioni ju përshtaten ditëve të shkurtra dhe për mbirje fasulet kanë nevojë për temperaturë 10˚C, lulëzojnë në 15˚C dhe pjeken në 18˚C. Mungesa e lagështirës, thatësira dhe temperatura e lartë është fenomeni më i dëmshëm. Dy periudha kryesore kritike të fasuleve janë:

  1. Periudha nga mugullimi deri në lulëzim dhe
  2. Periudha nga lulëzimi deri në formimin e fasules dhe mbushjes së kokrrës së saj.

Njihen shumë lloje kultivarësh, por në vijim janë kultivarët më të zakonshëm me origjinë kryesisht nga vende të ndryshme si:

Vittoria, Maksa, Sremac, Belko, Harvester, Roma-II, Starazagorska, Fasulja Tetoves

Për shkak të numrit të madh të fermave të vogla dhe të mesme, propozohet një model sigurimi i indeksit të motit për fasulen, si modeli më i përshtatshëm dhe më praktik për të filluar.

Përparësitë e modelit të indeksit në krahasim me sigurimin tradicional janë renditur më poshtë:

  • Sigurimi indeks mundëson mbulimin për fermerë të vegjël;

Rreziqet kryesore për fasulen

Fasulet kërkojnë tokë me lagështi të barabartë për rritjen e bimëve dhe prodhimin e fasules. Lejimi i tokës të thahet mund të pengojë rritjen e bimës ose ta shkatërroj plotësisht bimën. Shiu i tepërt mund të rezultojë në bimë që janë të deformuara ose të sëmura nga rritja e kërpudhave. Reshjet e tepërta rritin rrezikun e shpërlarjes së lëndëve ushqyese të tokës ose plehrave para se bimët të kenë kohë për t’i thithur ato.

Fasulet janë bimë që përshtaten me mot të ngrohtë, që rritet më mirë kur temperatura e ajrit ngrohen në pranverë. Temperatura e tokës nuk duhet të jetë më e ulët se 8-10 gradë Celsius për rezultate më të mira me mbirje. Fasulet nuk do të mbijnë nëse temperaturat janë shumë të ftohta.

Temperatura e lartë (afër ose më e lartë se 30°C) gjatë periudhës së lulëzimit, rezulton në abortin e një numri të madh lulesh.

Periudhat e mbulimit, kufijtë dhe limitet e pagesave

Kuptimi i periudhës kritike të fasules është një nga parametrat më të rëndësishëm për qëllime të sigurimit. Periudha kritike e fasules është periudha prej 25 Qershor deri me 5 Gusht (gjithsejt  42 ditë),  periudha kanë një lulëzim suksesiv.

Temperaturat ekstreme të larta (niveli i kufirit +30°C)

Për një pjesë tjetër të vendit (niveli i dytë i kufirit), nëse temperaturat maksimale ditore janë më të larta ose të barabarta me +30°C për një periudhë dhjetë ditësh radhazi, pagesa e dëmshpërblimit do të jetë 50% e kostos së prodhimit (një pagesë për dhjetë ditë). Gjithashtu, për çdo ditë pas dhjetë ditësh radhazi, nëse temperatura maksimale ditore është e barabartë ose më e lartë se +30°C, pagesa e dëmshpërblimit do të jetë 10% për çdo ditë.

Figura 1. Periudha kohore e mbulimit të rreziqeve te fasulja

Përcaktimi i çmimit të sigurimit

Përcaktimi i çmimit është i bazuar në llogaritjet aktuariale për secilën pikë[1] dhe rezultatet janë në dispozicion në broshurën e çmimeve (primeve) për kulturën e specit.

Të dhënat e nevojshme meteorologjike për sigurimin e bazuar në indeks

Për sigurimin e bazuar në indeks të  motit, janë  përdorur të dhënat satelitore të  DTN (MeteoGroup i mëparshëm), në bazë të të cilave është bërë dizajnimi i produktit, vlerësimi i rrezikut dhe më  vonë do të bëhet edhe vlerësimi i humbjeve. Këto komplete të dhënash të rrjetit (të griduara) ofrojnë të dhëna për motin për elementet (faktorët klimatik) për të cilët nuk ka në dispozicion të dhëna të vëzhguara. DTN ka ofruar të dhëna historike të motit për 104 pika brenda gjithë territorit të Kosovës, ku për secilën pikë (grid) ofron informacion me të dhëna moti për një sipërfaqe/ lokacion prej 10x10km.

Shuma e siguruar/ Limitet e pagesave

Shuma e siguruar/ Limitet e pagesave të dëmshpërblimit janë përcaktuar në bazë të kostove operative për prodhimin e specit. Shuma e sigurimit ofrohet për dy mundësi zgjedhjeje (opsione) – koston maksimale të prodhimit dhe koston e zvogëluar të prodhimit. Këty dy shuma të sigurimit janë renditur më poshtë:  

  • Kostoja e prodhimit është EUR 1,500 për Ha;

Kush mund të ofrojë sigurimin bujqësor?

Sigurimet bujqësore do të ofrohen nga kompanitë e licencuara të sigurimeve, ndërmjetësit, agjentët, bankat, institucionet mikrofinanciare (IMF), që veprojnë në Kosovë me kusht që të licencohen nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Siguruesit duhet t’ia dorëzojnë Divizionit për Menaxhim të Rrezikut (DMR) dokumentacionin e domosdoshëm për miratim dhe përfshirje në sistem, para se të fillohet me shitjen e polisave standarde të sigurimeve indeks.


[1] Pikë (grid)- të dhënat e MeteoGroup janë të dhëna satelitore, ku për secilën pikë ofrohen të dhëna të motit për një sipërfaqe prej 10x10km të territorit të Kosovës.