Projekti i sigurimeve bujqësore për Kosovë
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore kanë punuar që nga viti 2017 në krijimin e sistemit të sigurimeve bujqësore në Kosovë.
Projekti i Agro-financimit për Evropë dhe Azi Qendrore i IFC-së ka punuar me ministrinë për të zhvilluar e implementuar një sistem të sigurimit bujqësor transparent, të qëndrueshëm dhe financiarisht të zbatueshëm me qëllim të përmirësimit të konkurrueshmërisë dhe zhvillimit të këtij sektori. Gjatë viteve 2016 e 2017, bujqësia në Kosovë është vlerësuar se ka humbur rreth 15 milion € në formë të dëmeve, të cilat do të mund të ishin parandaluar me vendosjen e një sistemi adekuat të sigurimit.
IFC, i ka bashkuar forcat me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) për ta lansuar sistemin e sigurimit të prodhimtarisë bujqësore në mënyrë që t’i jepet një shtytje zhvillimit të sektorit bujqësor në vend.
Prandaj, produktet e para të sigurimit bujqësor për fermerët kosovarë janë lansuar në Prill të vitit 2019. IFC dhe Ministria e Bujqësisë e kanë lansuar sistemin e sigurimit të bujqësisë në Kosovë për ta rritur prodhimtarinë bujqësore në vend.
Ky projekt është pjesë e bashkëpunimit ndërmjet Grupit të Bankës Botërore dhe MBPZHR-së, për ta mbështetur zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend.