- Minimumi 0.5 hektarë sipërfaqe të mbjella në pronësi ose e marrë me qera;
- Parcella e mbjellë me pemë dru frutore duhet të jetë së paku 0.20 ha e pa-ndarë edhe në rastet kur toka është e marrë me qera;
- Fermeri të ketë numrin identifikues të fermës (NIF);
- Fleta Poseduese dhe kopja e planit (në rastin e qirasë – një kontratë të noterizuar);
- Konfirmimin nga Banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit;
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Nëse aplikuesi është person fizik, ai duhet të jetë së paku 18 vjeç. Në rastin e personave juridik ky kriter nuk aplikohet;
- Aplikuesi (si person fizik) duhet t’i ketë të shlyera detyrimet tatimore – tatimin në pronë, kurse për personat juridik, tatimin në të ardhura të koorporatave dhe tatimet e tjera të aplikueshme;
- Nëse aplikuesi është person juridik, përveç NIF (Numrin Identifikues të Fermerit), kërkohet Certifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Certifikata e Numrit Fiskal.