- Minimumi 1 ha të zonës së mbjellë në pronësi ose të marrë me qera
- Parcella e mbjellë me fasule duhet të jetë së paku 0.20 ha e pa-ndarë
- Kriteri i paraparë aplikohet edhe në rastet kur toka është e marrë me qera
- Fermeri të ketë numrin identifikues të fermës NIF
- Fleta Poseduese dhe kopja e planit- në rastin e qirasë – një kontratë të noterizuar
- Konfirmimin nga Banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
- Nëse aplikuesi është person fizik, ai duhet të jetë së paku 18 vjeç. Në rastin e personave juridik ky kriter nuk aplikohet
- Aplikuesi duhet t’i ketë të shlyera detyrimet tatimore dhe atë, person fizik, tatimin në pronë, kurse person juridik, tatimin në të ardhura të korporatave dhe tatimet e tjera të aplikueshme
- Nëse është person juridik, përveç NIF (Numrin Identifikues të Fermerit), kërkohet Certifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Nr. Fiskal.