• Minimumi 0.5 hektarë sipërfaqe të mbjella në pronësi ose e marrë me qera; 
  • Parcella e mbjellë me perime duhet të jetë së paku 0.20 ha e pa-ndarë edhe në rastet kur toka është e marrë me qera;  
  • Fermeri të ketë numrin identifikues të fermës (NIF); 
  • Fleta Poseduese dhe kopja e planit, (në rastin e qirasë – një kontratë të noterizuar); 
  • Konfirmimin nga Banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit; 
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Nëse aplikuesi është person fizik, ai/ ajo duhet të jetë së paku 18 vjeç. Në rastin e personave juridik ky kriter nuk aplikohet; 
  • Aplikuesi (si person fizik) duhet t’i ketë të shlyera detyrimet tatimore – tatimin në pronë, kurse për personat juridik, tatimin në të ardhura të koorporatave dhe tatimet e tjera të aplikueshme; 
  • Nëse aplikuesi është person juridik, përveç NIF (Numrin Identifikues të Fermerit), kërkohet Certifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Certifikata e Numrit Fiskal.