• Minimumi 0.50 ha të zonës së mbjellë në pronësi ose të marrë me qera 
  • Parcella e mbjellë me fasule duhet të jetë së paku 0.20 ha e pa-ndarë 
  • Kriteri i paraparë aplikohet edhe në rastet kur toka është e marrë me qera 
  • Fermeri të ketë numrin identifikues të fermës NIF 
  • Fleta Poseduese dhe kopja e planit- në rastin e qirasë – një kontratë të noterizuar 
  • Konfirmimin nga Banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës 
  • Nëse aplikuesi është person fizik, ai duhet të jetë së paku 18 vjeç. Në rastin e personave juridik ky kriter nuk aplikohet
  • Aplikuesi duhet t’i ketë të shlyera detyrimet tatimore dhe atë, person fizik, tatimin në pronë, kurse person juridik, tatimin në të ardhura të korporatave dhe tatimet e tjera të aplikueshme.
  • Nëse është person juridik, përveç NIF (Numrin Identifikues të Fermerit), kërkohet Certifikata e Regjistrimit të Biznesit dhe Nr. Fiskal.