Sigurimi bujqësor për mjedrën e varietetit Polka 

Mjedra është kulturë relativisht e re në tregun e Kosovës. Deri në 2016, përafërsisht 1,000 hektarë janë kultivuar me mjedra, ku afërsisht 97% të këtij produkti kanë qenë të dedikuara për eksport.  Madhësia mesatare e parcelave të mbjellura me mjedra është përafërsisht 0.8 hektarë. Varietetet e mjedrave të kultivuara në Kosovë janë Polka, Ëillamette, Meeker, dhe Tulameen. Në mesin e këtyre llojeve, Polka është varieteti dominues, i cili përbën përafërsisht 80% të sipërfaqes fushore të mbjellura me mjedër.  

Pasi që sigurimi bujqësorë nuk është ende i zhvilluar në Kosovë, nuk ka ekspertizë në dispozicion. Duke marrë parasysh numrin e madh të fermave të vogla, është propozuar modeli i sigurimit bujqësorë sipas modelit të indeksit të motit për mjedrën si modeli më i përshtatshëm dhe praktik për të filluar. Sigurimi tradicional kërkon ekspertizë të thellë dhe njohuri për sigurimin, vlerësimin e rrezikut dhe vlerësimin e humbjeve.

Përparësitë e modelit të indeksit në krahasim me sigurimin tradicional janë renditur më poshtë:

Rreziqet kryesore për mjedrat e varietetit Polka

Mjedrat e varietetit polka ballafaqohen me rreziqe ndryshme të motit por që rreziku më i madh real vjen nga temperaturat e larta ekstreme gjate stinës së verës. Periudha e lulëzimit te mjedra fillon gjatë stinës së verës prandaj temperaturat e larta ndikojnë në procesin e polenizimit sepse nga temperaturat e larta vie deri te tharja e vezoreve të luleve dhe rrjedhimisht zvogëlohet rendimenti. Efekti i temperaturave të larta varet nga niveli i temperaturave të larta dhe kohëzgjatjes së ekspozimit, si dhe fazës së zhvillimit të frutit. Ka edhe rreziqe të tjera që mund të ndikojnë në rritjen dhe produktivitetin e mjedrave siç janë breshëri, era, rënia e madhe e shiut. Megjithatë, për nevojat e këtij prodhimi, janë marrë parasysh vetëm temperaturat e larta gjatë periudhave të caktuara të vitit. Përveç kësaj, për nevojat e këtij modeli të sigurimit është marrë parasysh vetëm varieteti i Polka-s.

Fazat e zhvillimit të mjedrave janë të ndikuara nga faktorët e mëposhtëm:

  • Lartësia mbidetare;
  • Varësisht nga viti i prodhimit (gjatë vitit të dytë dhe të tretë, lulëzimi ndodh më herët për shkak se rrënja është më e zhvilluar);
  • Ekspozicioni i pemishtës (i njëjti varietet lulëzon më herët me ekspozicion nga jugu dhe lindja krahasuar me ekspozicionin nga veriu dhe perëndimi);
  • Pozicioni i pemishtes, veçanërisht drejtimet e rreshtave të pemishteve (veri dhe jug);
  • Mirëmbajtja e duhur e pemishtes.

Periudhat e mbulimit, kufijtë dhe limitet e pagesave

Kuptimi i periudhës kritike për mjedrat është një nga parametrat më të rëndësishëm për qëllime të sigurimit. Periudha kritike për mjedrat (varieteti polka) është nga 1 korrik deri më 31 gusht (62 ditë).

1 korrik – 31 gusht – Temperaturat jashtëzakonisht të larta

Kjo është faza e lulëzimit dhe formimit të frutit në mënyrë të vazhdueshme. Periudha e lulëzimit fillon nga 1 korriku deri më 31 gusht. Periudha më e gjatë e lulëzimit lejon mundësi më të madhe të polenizimit të rregullt.  

Kalkulimi i dëmshpërblimeve si pasojë e temperaturave jashtëzakonisht të larta për këtë periudhë të mbulimit është përshkruar më poshtë:

Nëse temperaturat maksimale ditore janë më të larta ose të barabarta me +29°C përgjatë një periudhe dhjetë ditore konsekutive (pandërprerë), pagesa e dëmshpërblimit do të jetë 50% e kostos së prodhimit (një pagesë për dhjetë ditë). Si dhe, për secilën ditë pas dhjetë ditëve konsekutive, nëse temperaturat maksimale ditore vazhdojnë të jenë më të larta ose të barabarta me +29°C, pagesa e dëmshpërblimit do të jetë 5% për secilën ditë.

Tabela 1 – Periudha kohore për rreziqet e mjedrës

Përcaktimi i primit të sigurimit

Përcaktimi i primit të sigurimit është i bazuar në llogaritjet aktuariale për secilën pikë[1] dhe janë në dispozicion në broshurën e primeve për kulturën e mjedrës.

Të dhënat e domosdoshme meteorologjike për sigurimin e bazuar në indeks

Të dhënat e MeteoGroup janë të dhëna satelitore në bazë të cilave është bërë dizajnimi i produktit, vlerësimi i rrezikut dhe do të bëhet vlerësimi i humbjeve. MeteoGroup ofron të dhëna të përditësuara për 104 pika brenda territorit të Kosovës. 

Shuma e siguruar/Limitet e pagesave

Shuma e siguruar/Limitet e pagesave do të përcaktohen në bazë të kostove operative për prodhimin e mjedrës në vitin e tyre të plotë të prodhimit, në varësi të tipit/modelit të pemishtes. Kostot operative të përfshira janë renditur më poshtë:

  • Pemishte intenzive     2,500 €/ha;
  • Pemishte gjysëm- intenzive  1,900 €/ha;

Kush mund të ofrojë sigurimin bujqësor?

Sigurimet bujqësore do të ofrohen nga kompanitë e licencuara të sigurimeve, ndërmjetësit, agjentët, bankat, institucionet mikrofinanciare (IMF), që veprojnë në Kosovë me kusht që të jenë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).


[1] Pikë (grid)- të dhënat e MeteoGroup janë të dhëna satelitore ku për secilën pikë ofron informacion për një sipërfaqe prej 10x10km.